VIDEO/ Rastet e humbura i kushtuan shtrenjtë Belgjikës, Lukaku thyen me grushte bankinën pas eliminimit

Nëse Belgjika e ka mbyllur pjesëmarrjen në Katar 2022 që në fazën në grupe, “meritë” ka padyshim edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi i përfaqësueses belge dhuroi një paraqitje të tmerrshme sot ndaj Kroacisë në barazimin 0-0, duke shpërdoruar disa mundësi të mira për shënim.

I aktivizuar në pjesën e dytë të duelit, Lukaku pati shpesh raste të volitshme për të shënuar por gaboi në mënyrë të pabesueshme pak hapa larg portës, edhe pse i vetëm para saj.

Në fund të duelit, sulmuesi ishte dukshëm i inatosur me këtë paraqitje të tijën dhe kjo u pa teksa duke u larguar nga fusha, ai goditi me grusht pankinën duke e thyer atë, ndërsa shante ndër dhëmbë.