U eliminuan nga Kupa e Botës, Belgjika ndal ecurin pozitive në shekullin 21

Belgjika mbeti jashtë Kupës së Botës, pas barazimit 0-0 me Kroacinë në raundin e tretë të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.

Sipas sajtit të njohur për statistikat, “Opta-s”, kjo është hera e parë që Belgjika nuk arrin të kalojë grupet në një kompeticion madhor (Botëror dhe Europian) në shekullin 21.

Përsa i përket ndeshjes, Belgjika arriti të krijonte raste për gol, por Romelu Lukaku (5 raste) në veçanti nuk arriti t’i shfrytëzonte për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.