Zvicra në krizë të madhe/ Shaqiri i dëmtuar, mungojnë në stërvitje edhe dy yje të tjerë

Ndeshja vendimtare në grupe e Kupës së Botës kundër Serbisë e ka gjetur në një situatë të vështirë Zvicrën.

Xherdan Shaqiri është i dëmtuar dhe gjasat e tij për aktivizim ndaj Serbisë po zbehen.

Shaqairi për shkak të lëndimit mungoi edhe ndaj Brazilit.

Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi po ashtu se Yann Sommer dhe Nico Elvedi u detyruan të anashkalonin seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Serbinë për shkak të një ftohjeje.

Në rast se mungojnë të tre yjet, Zvicra pritet të ketë probleme serioze për ndeshjen e nesërme.