Tronditet Juventusi, kërkesë për aktakuzë ndaj Agnellit, Nedved dhe 11 të tjerëve

Prokuroria Publike e Torinos ka kërkuar ngritjen e aktakuzës ndaj Andrea Agnellit, Pavel Nedved dhe 11 zyrtarëve të tjerë të Juventusit.

Paratici, Arrivabene, Re, Bertola, Cerrato, Gabasio, Roncaglio, Vellano, Boschetti dhe Grossi janë zyrtarët e tjerë që do t'ju ngritet aktakuzë për vepra të ndryshme penale.

Kontabilitet të rremë, pengim të mbikqyrjes publike, deklarim fals i faturave, janë disa nga akuzat që ngarkohen zyrtarët e Juventusit nga Prokuroria në Torino.

“Diçka kaq e keqe është parë vetëm me Calciopoli” thuhet në mediat italiane.