", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/01/auto_yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy1669893908.png", "width": 900, "height": 507 } }

Tim Cook i jep shpjegime Musk: Nuk e kisha menduar kurrë ta fshija Twitterin nga App Store

Elon Musk shkroi të mërkurën në Twitter se keqkuptimi rreth heqjes së mundshme të rrjetit social Twitter nga dyqani App Store i Apple u zgjidh pas takimit që pati ati me shefin ekzekutiv të prodhuesit të iPhone, Tim Cook.

“Tim e bëri të qartë se Apple nuk e kishte menduar kurrë ta bënte këtë”, tha CEO i Twitterit dhe i Tesla Inc në një postim në Twitter.

Të hënën, Musk akuzoi Apple se kishte kërcënuar se do ta bllokonte Twitterin nga dyqani i saj i aplikacioneve, pa treguar arsyet pse në një seri postimesh në Twitter, ku gjithashtu thuhej se kishte ndaluar reklamat në platformën e mediave sociale.

Ai më vonë kishte etiketuar llogarinë e Cook në Twitter, në një postim tjetër, duke pyetur “çfarë po ndodh këtu?”.

Twitter dhe Apple nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment për sa i përket postimit të fundit të Apple. Kompania Apple nuk pati reaguar për postimet e mëhershme të Muskut.