Vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë është arrestuar 18-vjeçari E.N., pasi mbante në banesë armën e zjarrit me të cilën u vetëplagos i riu.

Arma e zjarrit, pistoletë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak.