Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Luçiano Boçi: Është çështje vije editoriale, lirie fjalie! Duhet reagim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj sulmit të qeverisë në “Prestige Resort”.

Mesazhi i plotë në Facebook:

Çështja e Prestige Resort nuk është çështje as hoteli, as taksash, as ndërtimi pa leje!

Është çështje MEDIE, vije editoriale, lirie fjalie, sulm ndaj gazetarisë.

Kjo është të vrasësh Evropën brenda nesh!

Justifikimet “jo po”, ”jo se”, ”qysh”, “tek” nuk vlejnë.

Duhet reagim!