VIDEO/ Momenti kur Messi injoroi Lewandowskin po bën xhiron e rrjetit

Minutat e fundit të sfidës mes Argjentinës dhe Polonisë kanë dhuruar një episod shumë të veçantë.

 
Messi kishte marrë topin ndërsa ndaj tij bëri faull ai që i ka marrë vendin në radhët e Barcelonës si lideri i sulmit, Robert Lewandowski.
 
Gjyqtari vërshëlleu në ato çaste një faull për argjentinasin, i cili nuk u duk shumë i kënaqur nga ndërhyrja e lojtarit polak.
 
Levandovski u mundua të shfajësohej dhe shkoi t’i fliste, por Messi as që ktheu kokën drejt lojtarit të Polonisë, duke e injoruar plotësisht.