PAMJE TË RËNDA/ Burri vret gruan shtatzënë para maternitetit të Prishtinës

Një grua shtatzënë, është vrarë me armë zjarri në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, në Prishtinë.

Syri.net Kosova raporton se gruaja është vrarë nga burri i saj. Viktima është e moshës 35-vjeçare.

Policia nuk ka dhënë ende detaje për këtë ngjarje. 

Mësohet se gruaja ndodhej e shtruar në spitalin gjinekologjik dhe ishte në javën e fundit të shtatzënisë. 

Pamjet që vijnë nga spitali i Prishtinës janë tronditëse. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore. 

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.