‘6 dhjetori’/ Gashi: Në samitet europiane kudo ka patur protestë! Qeveria s'mund t'i heqë të drejtën qytetarëve

Politologu Flamur Gashi komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv protestën që do të mbahet nga opozita dhe qytetarët më datë 6 dhjetor, ditë kur do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Politologu Flamur Gashi u shpreh se në pesë vitet e fundit kudo që është zhvilluar një samit i rëndësishëm evropian në vendet më të rëndësishme të BE, ka pasur protestë.

"Më thoni një rast ku s'ka patur protestë. Qeveria e tanishme këtu tek ne, shoqërinë civile ose e ka ngulfatur ose e ka blerë.

E kemi parë çfarë ka ndodhur me shoqërinë civile nga protestat e studentëve, protesta për vrasjen e të riut në mes të Tiranës, këto janë sfumuar se ka pasur ndërhyrje."-tha Gashi.

Flamur Gashi u shpreh se s'ka asnjë informacion për cënim të rëndë të sigurisë publike dhe kemi një hiperbolizim të kësaj çështje nga qeveria për çështjen e sigurisë për të ndaluar protestën.

"Protesta është në të mirë të qeverisë, qeveria duhet të tregojë se jemi vend i lirë dhe demokratik që nuk i ndalojmë protestat. Nëse ka incidente, fatura i shkon qeverisë. Duhet të sigurojë rendin dhe sigurinë publike."-tha Gashi.