Nga të burgosurit te ‘huliganët’ e futbollit, Putin rekruton tifozët e dhunshëm në ushtrinë ruse

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se po rekruton ‘huliganët’ e futbollit rus në forcat e tij të armatosura për të ndihmuar në luftën në Ukrainë.

Sipas The Mirror, tifozët famëkeq janë mobilizuar në divizionin e 106-të të rojeve të forcave ajrore për t’u vendosur në një skuadër zbulimi dhe sabotimi.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon këto grupime si parashutistë vetëm katër vjet pasi Rusia e Putin priti turneun e Kupës së Botës FIFA.

Luftëtarët “dikur ishin huliganë futbolli dhe tani janë ngritur për të mbrojtur Atdheun”, tha faqja ruse e internetit Readovka, ndërsa në pamjet e publikuara tifozët ultras shihen duke marshuar dhe duke iu nënshtruar stërvitjeve në fushën e betejës.