", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/30/auto_13367036_700x01669814601.webp", "width": 700, "height": 394 } }

Fansat e ‘bezdisur’ nga pamjet e shtëpisë së Kim Kardashian: Është kaq dëshpëruese

Kim Kardashian ka treguar së fundmi disa pjesë të shtëpisë së saj, të cilat fansave duket se nuk i kanë pëlqyer dhe aq shumë.

Ylli i tregoi 334 milionë ndjekësve të saj në Instagram disa ambiente rreth shtëpisë së saj të cilat ajo i përshkroi si vendi i saj “i lumtur” por në fakt la shumë njerëz të ndjehen “të dëshpëruar”.

Ajo ndau një seri fotosh, duke përfshirë një filxhan çaji, një dhomë ndenjeje të thjeshtë në ngjyrat gri të zbehtë dhe një stol mermeri të thjeshtë

Sigurisht, shumë fansa u hodhën mbi thjeshtësinë “mahnitëse” të shtëpisë së saj por të tjerët mendonin të kundërtën.

“Duket si dizajne minimaliste të datuara nga Rusia komuniste… e zbehtë, dëshpëruese dhe e pavlefshme”, shkroi një komentues.

“Është si një varr,” tha një tjetër.

Ndërsa e  krahasuan atë me një burg dhe një morg.

Kjo është një shtëpi me pamje kaq dëshpëruese,” shkroi dikush.

“Kimberly, ka burgje më komode se kjo,”– komenoi dikush tjetër.

“Duket sikur jeton në ferr Kim,” shtoi një ndjekës.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)