Vorbulla ciklonike në Mesdhe sjell shira në jug dhe borë në juglindje
Një vorbull ciklonike e krijuar në Mesdhe do të prekë tangent edhe vendin tonë, ku priten reshje shiu dhe bore në jug dhe jug-lindje të vendit tonë duke përmbyllur stinën e vjeshtës.
E mërkurë, 30 nëntor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu dhe reshje bore në Juglindje dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/7°C
Zona e ulët 5/16°C
Zona bregdetare 9/16°C
Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe bore të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 6°C -7°C .
E enjte, 1 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu dhe bore të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/8°C
Zona e ulët 6/16°C
Zona bregdetare 10/17°C. Sipas RTSH