Kupa e Botës/ Amerika eliminon Iranin, mësohen dy çiftet e para të 1/8-ave

Amerika ka arritur të kualifikohet në 1/8-tat e Kupës së Botës, pasi mposhti në sfidën direkte të grupit B, Iranin, me rezultat 1-0.

Ndeshja mes SHBA-së dhe Iranit ishte shumë më e pasigurt deri në fund.

Mirëpo, amerikanët arritën një fitore të artë me gol të Pulisic pas një aksioni madhështor në të cilin mori pjesë pothuajse e gjithë skuadra.

Iranianët nuk arritën të shënonin gol deri në fund të ndeshjes, që do t'i kalonin në turin e dytë, kështu që turneu për ta përfundoi sonte.

Njihen edhe dy çiftet e para të 1/8-ave të Kampionatit Botëror.

Anglia do të luajë kundër Senegalit dhe kjo ndeshje është caktuar të dielën. Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë kundër Holandës.