Kupa e Botës/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e orës 16:00, në raundin e tretë të Kupës së Botës.

Holanda po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Katarit vendas, falë golit të shënuar nga Gakpo në minutën e 26’.

Po me të njëjtin rezultat (0-1) është mbyllur edhe sfida mes Ekuadorit dhe Senegal.

Golin për skuadrën senegaleze e shënoi Ismaila Sarr në minutën e 44’ nga pika e bardhë e penalltisë.