Homazhet/ Ambasadorja Yuri Kim në një anë, komunistët në anën tjetër

Pavarësisht se ngjalli shumë debat dhe shkaktoi shumë bujë një vit më parë, edhe këtë vit, ambasada amerikane ka uruar shqiptarët me rastin e 29 nëntorit.

“Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri,”  shkruhej në postimin bashkangjitur fotos së flamurit.

Ndërkohë, vetë ambasadorja Yuri Kim shkoi për të bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Por pak përtej saj, po bënin homazhe edhe një tufë nostalgjikësh të Enver Hoxhës, të pashqetësuar nga policia, teksa mbanin pankarta dhe bënin simbolet e diktaturës më të egër në Europë.