VIDEO/ Komunistët e Enverit me pankarta, policia në shërbim të tyre

Një video e ardhur në redaksinë e SYRI-t tregon një grup komunistësh, adhurues të Enver Hoxhës, të cilët janë mbledhur te 'Varrezat e Dëshmorëve' me pankarta në duar në kujtim të diktatorit më të egër të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga pamjet dallohen edhe policët e shtetit, të cilët sigurojnë homazhet e këtyre mbetjeve të diktaturës komuniste gjakatare, e cila shkretoi Shqipërinë për gati 50 vjet.

Kujtojmë se sot komunistët festojnë 29 Nëntorin, si ditën e çlirimit të Shqipërisë në luftën e Nacional Çlirimtare.