Brazil-Zvicër/ Notat e lojtarëve dhe statistikat

Brazili është bërë skuadra e dytë pas Francës që ka siguruar biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2022. “Seleçao” ka mundur me shifrat 1-0 Zvicrën dhe ka sigurinë matematike se do të jetë pjesë e eliminatoreve të Botërorit edhe pas fazës në grupe.

Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar në pjesën e parë, me pak raste të rrezikshme të krijuara nga të dy ekipet që sot ishin të përqendruara më shumë që të mos pësonin, edhe Brazili i cili mbrohej me forca të shumta kur Zvicra qarkullonte sferën.

Më poshtë mund të shikoni notat e lojtarëve dhe statistikat: