FOTO/ Spektakël kuqezi në Tetovë, Ballistat festojnë 30-vjetorin

Mbrëmjen e djeshme, në ditëlindjen e 30-të të tifogrupit Ballistat, Tetova është ngjyrosur kuqezi.

I themeluar më 1992-shin, tifogrupi Ballistat ka mbështetur pa kushte skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, klubin më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe vijon ta bëjë këtë çdo fundjavë, në çdo stadium.

Gjithashtu Ballistat kanë qenë dhe mbeten një nga zërat më të fortë e më spektakolarë në mbështetje të Kombëtares Shqiptare, sa herë që djemtë kuqezi zbresin në fushën e lojës.

Pikërisht ngjyrat kuqezi të Tetovës dhe Shqipërisë identifikojnë edhe Ballistat, të cilët në ditëlindjen e 30, ofruan një spektakël të rrallë, këtë herë në qytetin e tyre.