Gazetari Adi Krasta merr pasaportën e Kosovës

Gazetari i njohur shqiptar Adi Krasta është pajisur me pasaportë kosovare.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke publikuar dy fotografi ku shihet si shtetas i Kosovës.

Nuk dihet se cili ishte motivi i tij për të marrë pasaportën e Kosovës, por besohet që të jetë i lidhur me motive patriotike pasi është publikuar sot më 28 nëntor.

Në anën tjetër, këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dje i është dhënë nënshtetësia shqiptare.