SYRI TV/ Berisha mesazh për 110 vjetorin e Pavarësisë: Nderim përjetë të rënëve të kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë. 

Nëpërmjet një mesazh të publikuar në rrjetin social TikTok, shpreh vlerësimet për të gjithë kontribuesit në shpalljen e pavarësisë së vendit.

Lideri i opozitës akuzon qeverinë se po e shpopullon vendin, ndaj apelon që të gjithë të bëhen bashkë për të ndryshuar situatën në Shqipëri.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha ka publikuar edhe një foto nga monumenti ‘Nëna Shqipëri’ në Varrezat e Dëshmorëve, ku shkruan nderim për jetë të rënëve të kombit shqiptar.