FOTO/ Arsyeja përse disa futbollistë po mbajnë këto maska të çuditshme në Botëror
Disa futbollistë kanë dalë në fushë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës me disa maska të çuditshme që ngjasojnë me atë të muzikalit Phantom of the Opera.
Maskat janë pajisje mbrojtëse të teknologjisë së lartë, të cilat janë bërë nga materiale si polikarbonati dhe mbrojnë lojtarët që kanë pësuar lëndime në fytyrë, duke siguruar që ata të mund të luajnë pa rrezikuar dëmtime të mëtejshme.
Disa janë printuar 3D për t’u përshtatur saktësisht me fytyrën e tyre.