Kore e Jugut-Ganë, publikohen formacionet zyrtare

Do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Education City”, sfida Kore e Jugut-Ganë, e vlefshme për Grupin H të Botërorit “Katar 2022”.

Të dyja përfaqësueset kërkojnë suksesin për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm për fazën me eliminim direkt.

Në takimet e para, Gana u mund 3-2 nga Portugalia, ndërsa Koreja e Jugut barazoi pa gola me Uruguain.

Tashmë janë publikuar formacionet për këtë sfidë, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.