FOTO/ Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë

Si gjatë fundjavës edhe fillimi i javës së re do të jetë i thatë, por i ftohtë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar që temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, duke u rritur në mesditë.

Java e ardhshme e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të mbartë me vete ndryshime nga dita në ditë.

Deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet.

Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe, thuhet në pashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.