Shtanget Gjermania, Alvaro Morata kalon në avantazh iberikët

Në Katar po luhet një nga ato sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme, ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, një takim me rëndësi të jashtëzakonshme për skuadrën e Hansi Flick, që është e vetmja me zero pikë në grup.

Në minutën e 62, Alvaro Morata ndëshkon Gjermaninë. Pas një zbritjeje të Spanjës, Jordi Alba shërben në zonë për sulmuesin e Atleticos së Madridit, i cili koordinohet mirë dhe dërgon topin pas shpinës së Neuer.