Spanjë-Gjermani/ Finale e parakohshme në ‘Al Bayt Stadium’, statistikat e pjesës së parë

Në Katar po luhet një nga ato sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme, ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, një takim me rëndësi të jashtëzakonshme për skuadrën e Hansi Flick, që është e vetmja me zero pikë në grup.

Përballja nisi vrullshëm, ku në minutën e 7-të Dani Olmo godet nga jashtë zone, por Neuer grushton dhe ndihmohet nga traversa për të shmangur golin.

Në minutën e 22’, Jordi Alba lëshon një goditje me të djathtën nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së Neuer dhe përfundon jashtë.

Në minutën e 25 ka reaguar dhe Gjermania që përfiton nga një largim i keq i Unai Simon, por gjuajtja e Gnabry përfundon jashë.

Në minutën e 40',Gjermania gjen golin me anë të Rudiger, që shënon me kokë, por festa ndalet shpejt nga VAR-i, që sinjalizon një pozicion jashtë loje të mbrojtësit të Realit të Madridit

Statistikat e pjesës së parë