Rudiger gjen rrugën e rrjetës, VAR-i i 'djeg' festën gjermanëve

Në Katar po luhet një nga ato sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme, ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, një takim me rëndësi të jashtëzakonshme për skuadrën e Hansi Flick, që është e vetmja me zero pikë në grup.

Në minutën e 40',Gjermania gjen golin me anë të Rudiger, që shënon me kokë, por festa ndalet shpejt nga VAR-i, që sinjalizon një pozicion jashtë loje të mbrojtësit të Realit të Madridit…