Dy gola për tetë minuta, Kroacia përmbys Kanadanë

Futbollistët e Kroacisë dhe Kanadasë po luajnë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme të xhiros së 2-të të fazës së grupeve të Botërorit në Katar,Kombëtarja kanadeze ka zhbllokuar rezultatin që në fillim të pjesës së parë sfidën me Kroacinë.

Po zhvillohej minuta e 2` kur kanadezët shënuan.

Pas një harkimi në zonën e Kroacisë, i harruar ishte Alphonso Davies i cili shënoi dhe i dha epërsinë kanadezëve.

Ndërkohë, në minutën e 36’, vjen dhe goli i barazimit nga Kramaric.Një asist perfekt nga Perisiç dhe Kramariç e kthen në gol.

Në minutën e 44' kroatët kalojnë në avantazh me golin e realizuar nga Livaja.