VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Shteti na ka shitë, po na vret

Banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish këtë të diel, ku kanë kërkuar dëmshpërblim për pronat e tyre. Ata shprehin shqetësim për faktin që pas dy muajve protestë, nga ana e institucioneve vijon të mos ketë reagim.

Nga SYRI TV

Me thirrje të ndryshme banorët e Bërxullës kanë nisur protestën e radhës, ku kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për pronat e tyre që preken nga ndërtimi I autostradës Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen se projekti është i devijuar dhe dëmshpërblimi shumë i ulët. Ndërkohë, heshtja e institucioneve i shqetëson më shumë.

Këta banorë protestojnë prej 2 muajsh, jo vetëm në fshatin e tyre, por edhe pranë kryeministrisë dhe parlamentit, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.