Zjarr në Kurbin, kryefamiljari: E thirrëm zjarrfikësen por erdhi pa ujë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Zheje të Kurbinit. Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit ndërsa për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.

Ndërkohë, kryefamiljari Tan Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.

Nga pamjet e sigurura nga vendi i ngjarjes duket se flakët janë ende aktive.