Lewandowski shpjegon lotët pasi shënoi golin e parë në Botëror

Sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares polake, Robert Lewandowski, shënoi ndaj skuadrës së Arabisë Saudite, teksa nuk i ka mbajtur dot lotët, duke festuar golin e parë në Botëror.

Sulmuesi i Barcelonës foli për emocionet pas fitores: “Është e vështirë të përshkruash se çfarë emocionesh kam përjetuar gjatë interpretimit të himnit polak para ndeshjes. Ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, goli ishte i rëndësishëm për ekipin”, tha sulmuesi polak për “TASS”.

Goli i shënuar ndaj sauditëve ishte i pari për Lewandowski në Kampionatin Botëror në karrierën e tij profesionale. Dhe goli ishte i 77-ti për të në fanellën e kombëtares polake.