", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/26/auto_cccc1669481389.png", "width": 900, "height": 501 } }

VIDEO/ Gazetari amerikan e pyet për provokimin ndaj Kosovës, futbollisti serb refuzon të përgjigjet

Gazetari amerikan, Neil Barker, e ka pyetur futbollistin serb, Marko Grujiç, për pankartën me hartën e Kosovës, që futbollistët serbë e kishin vendosur në dhomat e zhveshjes para ndeshjes me Brazilin.

Në pankartë shkruan “Nuk dorëzohemi”.

Por, pasi gazetari amerikan pyeti për skandalin në fjalë, ekipi i kombëtares serbe refuzoi të përgjigjet duke thënë se në konferencë do të flasin vetëm për ndeshjen të cilën do ta luajnë kundër Kamerunit.

Lidhur me skandalin në fjalë, kanë reaguar institucionet e Kosovës duke i kërkuar FIFA-s që të marrë masa.

E sot me anë të një njoftimi, Shtëpia Botërore e Futbollit, e akuzoi Serbinë për ngacmim.