Nuk pati asnjë ndryshim në rezultat deri në përfundimin e pjesës së parë, edhe pse Tunizia kërcënoi në dy raste.

Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, Tunizia mori iniciativën. Msakni pati një rast të mirë në minutën e 72-të, por Matt Ryan bëri një pritje të shkëlqyer.

Në fund nuk pati asnjë ndryshim në rezultat, kështu që Australia mori tre pikë dhe u rikthye në luftë për fazën eliminatore. Nga ana tjetër, Tunizia mbeti me një pikë, ndaj do të kemi emocione të mëdha në këtë grup para xhiros së fundit.

Në raundin e fundit takohen Tunizia dhe Franca dhe Australia dhe Danimarka.

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/26/auto_wm0jQN6Q1669465653.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

Australia mundi Tunizinë dhe komplikoi plotësisht grupin D

Austria mundi Tunizinë me rezultatin 1-0, duke komplikuar plotësisht situatën në grupin D në Botërorin e Katarit.

Të gjithë e dinim se do të shihnim një lojë shumë të dyluftuar dhe kështu ndodhi. Nuk mund të shijonim futbollin e spektaklit, por kishte emocione.

Australia e nisi vrullshëm ndeshjen dhe kontrolloi lojën dhe për këtë erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Në minutën e 23-të, Craig Goodwin kroson nga e majta dhe Mitchell Duke godet me kokë për 1-0 dhe një epërsi të merituar për Socceroos.