Anglia bën ‘paqe’ me SHBA-në, kualifikimi mbetet për ndeshjen e fundit

Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të dytë në Grupin B.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Al Bayt” të Dohas u mbyll barazim pa gola.

Të dy ekipet regjistruan disa raste shënimi, por nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës.

Anglia mbetet kryesuese e grupit tani me 4 pikë, një më shumë se Irani që është i dyti.

SHBA pozicionohet në vendin e tretë me 2 pikë, kurse Uellsi është i fundit me 1 pikë.