Katari bën historinë pas eliminimit nga Kupa e Botës

Pas barazimit të Holandës me Ekuadorin, tashmë kemi mësuar kombëtaren e parë që është eliminuar nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Është pikërisht organizatori i këtij turneu, Katari, ai i cili është eliminuar nga ky Botëror.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ku në të dyja pësoi humbje nga Ekuadori dhe Senegali, aventurës së tyre në Kupën e Botës i vjen fundit.

Po ashtu, Katari u bë vendi i parë organizator në histori që eliminohet menjëherë pas dy ndeshjeve nga Kampionati Botëror.