Kapet një tjetër ngarkesë me drogë në Selanik, në pranga 2 shqiptar, njëri në kërkim për 2 dënime

Në një banesë në Selanik janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 34 kg 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokainë, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë 29 dhe 31 vjeç. Ky i fundit rezulton person në kërkim, me dy dënime prej 14 vjet dhe 6 vjet si dhe 70 mijë euro gjobë për trafik klandestinësh.