Parashikimi i motit për ditën e premte, 25 nëntor 2022

Në vend parashikohet të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të karakterit të çrregullt.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdet në orët e para të ditës. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:
në zona malore -1 deri 12°C
në zonat e ulta 4 deri 17°C
në zona bregdetare 6 deri 19°C