Richarlison i shënon Serbisë golin më të bukur të Botërorit

Brazili ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Serbisë në sfidën e vlefshme për Grupin G të Botërorit të Katarit, shkruan Syri.net.

Richarlison realizoi një supergol në minutën e 74-të të ndeshjes, i cili mund të jetë më i bukuri i Botërorit deri tani.