Portugalia rikthen avantazhin, i shënon dy gola të tjerë Ganës

Portugalia dhe Gana po luajnë në “Stadium 974” sfidën e vlefshme për Grupin H të Botërorit të Katarit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse Ronaldo shënoi, por goli i tij u anulua për një faull ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 64-t, Cristiano Ronaldo fiton një penallti, të cilën e ekzekuton vetë, duke zhbllokuar rezultatin, 1-0 për Portugalinë.

Gana reagon mjaft shpejt dhe në të 73’ Ayew barazon shifrat 1-1.

Por, sërish Portugalia rikthen avantazhin, madje duke realizuar dy herë radhazi.

Në minutën e 78-të Joao Felix kalon portugezët në avantazh 2-1, ndërsa për të tretin mendon Rafael Leao (80’)