Zvicër - Kamerun: Përfundon pa gola pjesa e parë, Sommer shpëton helvetët

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë e sfidës mes Zvicrës dhe Kamerunit, e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Si helvetët ashtu edhe “Luanët Afrikan” krijuan disa raste për gola, por nuk arritën t’i kthenin në gol mundësitë që patën.

Rastet më pastra i pati Kameruni, por portieri i zviceranëve Sommer ishte në lartësinë e duhur dhe arriti të evitonte shanset e krijuara nga kundërshtari.