Erdogani kërcënon Evropën: Do ta paguani atë që i keni bërë popullit turk

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka vazhduar kritikat e ashpra ndaj Bashkimit Evropian në nga mitingjet për referendumin turk, duke arritur ndoshta  kulmin e qendrimeve populiste gjatë qeverisjes se tij.

Ai ka lënë të kuptohet se vendi i tij do të rivlersojë qëndrimin për t’iu bashkuar BE-së, duke thënë se Evropa “do të paguajë atë që i ka bërë” popullit turk, shkruan "Reuters".

Gjatë një fjalimi në Izmir, Erdogan iu referua Evropës si “njeri i sëmurë , një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për të përshkruar rënien e Perandorisë Osmane, në shekullin e 19-të.

“Një shekull më parë ata thanë se ne ishim ‘njerëz të sëmurë’. Tani vetë ata janë berë të tillë. Evropa është duke u shembur”, shtoi presidenti

Erdogan shtoi se turqit që jetojnë në Evropë po “shtypjen” dhe “poshtërohen”.

.Presidenti turk po mban këto qëndrime populiste për ët fituar sa më shumë pikë për  referendumin e ndryshimeve kushtetuese më 16 prill, i cili pritet t’i japë kompetenca edhe më të mëdha /SYRI.net/

të mbahet referendumin, përmes së cilit, pritet t’i rritet pushteti presidentit të vendit.