Tre gola për 20 minuta, Spanja e pamëshirshme në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Spanja – Kosta Rika e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Spanja është duke fituar me rezultat 3-0, falë golave të Olmos, Asensios dhe Ferran Torresit (penallti).

Skuadra e Luis Enriques ishte absolutisht më e mirë, duke e dominuar pothuajse në çdo aspekt ndeshjen.