‘Kompania EMS me kontratë 35 vjeçare’/ Vasili: Afera e Portit të Durrësit do na kushtojë plus 300 mln euro
Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka denoncuar një tjetër skandal me aferën e Portit të Durrësit, ku kompania gjermane EMS Shiping& Trading ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore.
‘Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro’, shkruan Vasili në Facebook.
Postimi i plotë:
Thellohet Afera me portin e Durresit!
Kompania Gjermane EMS Shiping& Trading leter te gjithe deputeteve!(DOKUMENTI).
Kompania gjermane EMS Shipping&Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar.
Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro.
Kompania gjermane i drejtohet parlamentit dhe thote: "ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS".
Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri.
Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro.
Bemat e Portit te Durresit nuk kane te mbaruar.
Nje afere e neveritshme mafioze kryekeput! Me ne krye Edi Ramen!