I jep fund jetës 58 vjeçari në Gramsh

Një shtetas 58 vjeçar është gjendur i vdekur në banesën e tij në një fshat të Gramshit.

Sipas policisë, viktima është 58-vjecari me iniciale Xh.Ll, banues në fshatin Holtas.

Dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur i ndikuar edhe nga problemet me shëndetin mendor.

Njoftimi i policisë/ Gramsh

Në fshatin Holtas, u gjet nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja dhune, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Xh. Ll., 58 vjeç. Nga veprimet hetimore, rezulton se shtetasi Xh. Ll. vuante nga probleme të shëndetit mendor.