Qytetari u dhunua dhe u ofendua nga Rama, Berisha: Një akt shtazor!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarit Mit’hat Hazbiu, i cili i kishte kërkuar Edi Ramës që të mos bënte propagandë.

Berisha thotë se dhuna dhe ofendimet ndaj tij janë një sjellje shtazore.

“Sjellje shtazore e Edi Ramës ndaj qytetarit. E ofendon për shëndetin fizik dhe i tregon burgun!

Nderim qytetarit Mit’hat Hazbiu për qëndrimin e tij guximtar e burrëror dhe shërim të shpejt.

Turp, një mijë herë turp Edi Ramës për sjelljen e tij brutale prej harbuti ndaj qytetarit!,” shkruan Berisha.