Reagon Franca, përmbys rezultatin me Australinë

Në “Al Janoub Stadium” të Al Wakrah po luhet ndeshja e vlefshme e Grupit D të Botërorit “Katar 2022” mes Francës dhe Australisë, shkruan Syri.net.

Kampionët e Botës surprizohen në minutën e 9-të, pasi australianët shënojnë me anë të Goodwin.

Megjithatë “Gjelat” reagojnë dhe në minutën e 26-të Rabiot barazon shifrat.

Më pas, në të 32’, Oliver Giroud realizon golin e dytë, duke kaluar Francën në avantazh.