Meksikë-Poloni/ Notat e lojtarëve, vlerësimi i Lewandowskit pasi humbi penalltinë
Në “Stadium 974” të Dohas u luajt sfida e Grupit C të Botërorit mes Meksikës dhe Polonisë, shkruan Syri.net.
Kjo sfidë u mbyll në barazim pa gola, edhe pse shansin më të mirë e kishin polakët.
Në minutën e 58-të Lewandowski gjuajti nga pika e bardhë e 11-metërshit, por u ndal nga portieri meksikan, Guillermo Ochoa.
Të dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa Grupin C e kryeson Arabia Saudite, e cila bëri surprizën e madhe, duke mundur 2-1 Argjentinën.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve.