Meksika dhe Polonia ndajnë nga 1 pikë, Lewandowski humbet penallti

Në “Stadium 974” të Dohas u luajt sfida e Grupit C të Botërorit mes Meksikës dhe Polonisë, shkruan Syri.net.

Kjo sfidë u mbyll në barazim pa gola, edhe pse shansin më të mirë e kishin polakët.

Në minutën e 58-të Lewandowski gjuajti nga pika e bardhë e 11-metërshit, por u ndal nga portieri meksikan, Guillermo Ochoa.

Të dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa Grupin C e kryeson Arabia Saudite, e cila bëri surprizën e madhe, duke mundur 2-1 Argjentinën.