Lewandowski ‘tradhton’ Poloninë, portieri i Meksikës i pret penalltinë

Në “Stadium 974” të Dohas po luhet sfida e Grupit C të Botërorit mes Meksikës dhe Polonisë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytë Polonia ka rastin më të mirë për të kaluar në avantazh.

Në minutën e 58-të Lewandowski gjuan nga pika e bardhë e 11-metërshit, por ndalet nga portier meksikan, Guillermo Ochoa.