Fitorja historike me Argjentinën/ Mbreti i Arabisë Sauditë e shpall ditë feste kombëtare
Fitorja historike e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës do të hyjë përgjithmonë në historinë e Kampionateve Botërore si një nga surprizat më të mëdha.
Pakkush e priste një triumf të tillë dhe për këtë arsye, familja mbretërore ka menduar që ta festojë në mënyrë të pazakontë për vendin arab.
Mbreti Salaman i Arabisë Saudite ka firmosur një dekret, i cili e bën të mërkurën e 23 nëntorit ditë feste kombëtare, duke i dhënë pushim të gjithë punonjësve të të gjithë qeverisë dhe sektorit privat si dhe shkollave e universiteteve.
Ky dekret u firmos pas rekomandimit të princit të kurorës, njëkohësisht kryeministër i vendit, Mohamed bin Salman, i cili mendonte se kështu populli do të kishte mundësinë t’i gëzohej plotësisht një suksesi që do të kujtohet gjithmonë, sido që të përfundojë turneu për Arabinë Saudite.